Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ismet Beqiri jep lajmin për vdekjen e reperit amerikan që kishte mbajtur koncert në Kosovë

Gazeta10
29 September 2022 - 21:20

Ismet Beqiri, dikur ish-kryetar i Prishtinës ka njoftuar se ka ndërruar jetë reperi i madh amerikan Coolio.

“Vizita e tij në Kosovën e pasluftës, koncerti para fansave të tij të shumtë, ishte respekt për qytetarët tonë dhe adhuruesit e tij”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu koncerti për ushtarët amerikan në kampin Bondsteel, ishte falenderimi i tij për ate qka kishin bërë dhe po bëjnë Amerika dhe ushtarët amerikan për  Kosovën.
Mjafton ta lexoni këtë deklaratë të tij të dhënë në atë kohe dhe të shihni shpirtn e tij  të madh prej njeriu dhe artisti.

“Këndoj për ushtarët amerikan sepse janë të rëndësishëm. Ata janë të gatshëm të vdesin në mënyrë që unë ti bëj gjërat që i bëj përditë që fëmijët e mi të jenë gjendje të shkojn në shkollë, të jenë të lirë.
Thjesht mendoj se është përgjegjësia ime si qenie njerëzore dhe si argëtues ti vizitoj ushtarët”
“Po ndaj me ju nje  foto nga takimi im me këtë artist të njohur në zyren time,në Komunën  e Prishtinës, vizitë kjo që ishte nder dhe respekt për qytetarët e Prishtinës, Komunën dhe për mua si Kryetar.
Vdekja e tij është humbje për familjen e tij,fansat e shumtë, si dhe botën muzikore.
U prehtë në paqe”, ka theksuar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.