
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu në “Politiko, komentoi edhe çështjen e formimit të Qeverisë nga Albin Kurti.
Kryeziu tha se partitë politike kanë ndonjë arsye me shty Kosovën 1 vit pa institucione, e pas 1 viti me kriju një koalicion.
“Tendencat e subjekteve politike për të krijuar koalicione dhe bashkëqeverisje, qoftë nga LDK-ja për një qeverisje të gjerë, qoftë nga subjektet politike që kanë qenë më të zëshme, Aleanca për një krijim të një qeverije opozitare apo PDK-ja, qoftë e Kurtit per deklaratat për LDK-në dhe qoftë për gjitha këto zhvillime që nuk kanë pasur nevojë për interpretime kushtetuese”, tha tutje Kryeziu.
Ai gjithashtu theksoi se gjithë këto ngecje politike janë bërë sepse kanë qenë veprime politike, e normalisht që gjatë këtyre veprimeve politike kanë kërkuar këshilla juridike dhe Gjykata ka marrë kohen e vet dhe procedurat e veta, edhe kemi ardhur në këtë kohë, nga 9 shkurti kur janë mbajtur zgjedhjet, pa qeveri.
Ai nuk përjashtoi edhe munësinë e zgjedhjeve të parakohshme, nëse Kurti nuk mund ta bëjë Qeverinë brenda këtyre 10 ditëve të ardhshme.