
Ismet Kryeziu i IKD-së, vendimin e KQZ-së për mosakreditim të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9-të shkurtit, e cilësoi si vendim që bie ndesh me parimet e Kushtetushmërisë së vendit.
Ai, mes tjerash në “Politiko” atë e quajti vendim të ndikuar politikisht.
“Besoj që KQZ-ja nuk është ambienti për të krijuar politika dhe për t’u përfshirë në fushatë zgjedhore. Mendoj se vendimi i sotshëm ishte në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutshmërinë e Kosovës. Besoj se është vendim i ndikuar politikisht”, tha ai.