Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ismet Kryeziu: Procesi zgjedhor lokal ka qenë i rëndësishëm – Një test për demokracinë

Gazeta10
14 October 2025 - 20:53

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu në “Politiko, tregoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale. 

Kryeziu tha se procesi zgjedhor lokal në këtë periudhë të Kosovës ka qenë i rëndësishëm, jo vetëm për faktin e zgjedhjeve lokale, por edhe një test për demokracinë.

“Kemi pasur një mungesë të institucioneve të nivelit qëndror, kemi pas një polarizim të gjuhës në nivel, në mungesë të koalicioneve dhe bashkëpunimeve ndërpartiake, mungesa e Parlamentit, mungesa e Qeverisë, besoj që kanë pasur një impakt në këtë proces. Gjatë këtij procesi, nëse e shohim nga çertifikimi dhe nga standardet që duhet të krijojnë zgjedhjet, mendoj se Kosova ka përfunduar raundin e parë në mënyrë të qetë, por ka përmbushur disa standarde që shkojnë përtej nivelit të standardeve teknike të procesit zgjedhor. Ka përmbushur edhe standardet që i shërbejnë demokracisë dhe vlerave demokratike”, shtoi tutje Kryeziu.

Ndiqeni deklaratën e plotë të Kryeziut për më shumë detaje:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.