Gazeta10

Italia njeh patentë shoferët e Kosovës, nënshkruhet marrëveshja e ndërsjellë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, njoftoi se sot në Romë u nënshkrua marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve të Republikës së Kosovës në Itali.

Gërvalla thotë se ky hap shënon një arritje të madhe dhe të shumëpritur për mërgatën në Itali.

“Pas njohjes së patentë shoferëve edhe me Gjermaninë, ky sukses prek drejtpërdrejt jetën e mërgimtarëve tanë, duke lehtësuar lirinë e lëvizjes dhe përmirësuar mundësitë e punësimit dhe të bërit biznes. Kjo marrëveshje ndërshtetërore do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh dhe është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Qeverisë së Kosovës për të mbështetur mërgatën tonë gjithandej botës, e cila është pjesë e çmuar dhe e pandarë e zhvillimit dhe përparimit të Kosovës”, shkroi ajo në Facebook.

Sipas Gërvallës, “me energji dhe përkushtim jemi të vendosur të vazhdojmë punën tonë për t’u siguruar që çdo qytetar i Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, të ndihet i mbështetur dhe i fuqizuar nga shteti ynë”.

“Urojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Itali për këtë lajm të mirë. Ambasada dhe konsullatat tona në Itali do të jenë në dispozicion për të udhëzuar rreth procedurave të nevojshme”, përfundoi Gërvalla.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë