
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur në një vizitë vëllazërore Bekim Jasharin, të birin e heroit Hamëz Jashari.
Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për historinë, të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Mexhiti ka njoftuar se gjatë vizitës kanë qëndruar edhe në kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, të cilin e ka cilësuar si një projekt historik për arsimin shqip në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka theksuar rëndësinë e lidhjes historike mes shqiptarëve, gjuhës shqipe dhe Shkupit, duke vlerësuar se e ardhmja sjell një dimension të ri kulturor e kombëtar.
Në fund, Mexhiti e ka falënderuar Bekim Jasharin për vizitën, duke theksuar se dyert e Komunës së Çairit janë gjithmonë të hapura për familjen Jashari, të cilën e ka cilësuar si “busullën e shqiptarisë”./Gazeta10