
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se akuza që i ka bërë ish këshilltari i Kryeministrit, Elvis Hoxha, ka qenë një ndër akuzat më të ulëta që i ka ndodhë në jetë.
Jasharaj tha se ka përjetuar sulm emocional, raporton Gazeta10.
“Një nga njerëzit më të poshtër në LVV është Elvis Hoxha, sepse akuza e tij ishte nga më të poshtrat që më ka ndodhë në jetë, dhe ishte e rrezikshme për mua dhe familjen time…Është shpifja më e poshtër që më ka ndodhë…Kjo goditje ishte më e rëndë në jetën time, dhe kolegët që ishin pranë meje janë ndje shumë keq sepse për një moment pata një sulm emocional, dhe filloi organizimi të më dridhej i tëri”, ka thënë Jasharaj.
Ai më tej ka bërë të ditur se familjen e ka gjetur duke qarë pas këtyre akuzave./Gazeta10