Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jasir Asani drejt largimit nga Korea e Jugut, ka oferta nga Gjermania për yllin shqiptar

Gazeta10
20 May 2024 - 16:56

Jasir Asani, pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e verës. Sulmuesi shqiptar, do të largohet nga Koreja e Jugut, aty ku është pjesë e skuadrës së Gwangju.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se 28-vjeçari është në bisedime me klubin gjerman, Dusseldorf.

Këta të fundit, e mbyllën kampionatin në vendin e tretë në Bundesliga 2 dhe synojnë ngjitjen në elitë, pasi përballen në “play off” me Bochum.

Drejtuesit e klubit gjerman, janë në bisedime me menaxherin e Asanit dhe nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshje në orët e ardhshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.