
Në “Politiko”, Olsi Jazexhiu ka folur për shqetësimet e tij lidhur me aktivitetin e muxhahedinjëve në territorin e Shqipërisë.
Ai bëri të ditur se në vitin 2022 u kishte dërguar letër institucioneve shtetërore për të kërkuar përgjigje mbi dyshimet për aktivitete të paligjshme.
“Në vitin 2022 i dërgova një letër Këshillit të Sigurisë, kryeministrit dhe presidentit, ku i pyesnim nëse në Republikën e Shqipërisë, në territorin e saj, po kryhej aktivitet terrorist,” deklaroi Jazexhiu.
Ndërkohë, ai përdori tone të ashpra edhe në vlerësimin e tij për këtë organizatë:
“Unë i quaj ata sikur i ka etiketuar qeveria amerikane dhe BE, organizatë terroriste ose, po t’ua bëjmë qejfin, ish-terroriste. Ata kanë një kult në Shqipëri, kanë krijuar një mini-shtet brenda shtetit dhe aty kryejnë krime kibernetike,” u shpreh ai.