Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Kaçës” i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji

Gazeta10
12 August 2023 - 23:35

Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Besim Zeqirit, i njohur me nofkën “Kaça”.

Këtë lajm Klankosova.tv e ka konfirmuar përmes burimeve të sigurta.

Kujtojmë se premten, Njësia Speciale në afërsi të Çeçevës, në veri të vendit, ka arrestuar Besim Zeqiri si dhe katër serbë të tjerë, bashkëpunëtorë të tij.

“Kaça” dhe bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar për veprat penale “Kontrabandë mallrash”, “Posedim i susbtancave narkotike” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.