Lajme

Kandidatja për deputete, shërben pije në Ferizaj

Gazeta10
03 Janar 2025 - 13:32

Përveç fotografive e mesazheve që ka shpërndarë nëpër rrjetet e saj sociale, kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, znj. Bahrije Hyseni në natën e mbrëmshme ka takuar për së afërmi qytetarë, familjarë e simpatizantë, në “Verë n’dimër” në Ferizaj, për të vazhduar festimin e Vitit të Ri. Në fotografitë e videot që ka nxjerrë, është parë duke ju shërbyer qytetarëve me pije nga brenda shtëpizave të mirënjohura tashmë. Në rrjetet sociale kishte shkruar: “Në ditën e parë të këtij viti jam afër bashkëqytetarëve të mi, duke festuar e ju shërbyer me pije, e përgjatë katër viteve të ardhshme do të jem zëri i tyre, dhe jo vetëm, në Kuvendin e Kosovës. Ju ftoj të festojmë së bashku sot e 99 vite. Gëzuar.”

Ndërkaq në natën e ndërrimit të viteve, znj. Hyseni ka shpërndarë fotografi nga ambientet e shtëpisë bashkë me familjen e saj të ngushtë, prej ku ka dërguar urimet e saj për çdo familje shqiptare.

Secili urim i kandidates për deputete, këtyre ditëve ka qenë “edhe 99 vite tjera”, shkëputur nga thirrjet e saj për përkrahje të 99 arsyeve për të cilat ka nisur rrugëtimin dhe nisur nga numri i saj 99 brenda listës për kandidat të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.