
Aktivistja për të Drejtat e Njeriut në Serbi Nashtash Kandiq, ka vazhduar reagimet lidhur me situatën në veriun e Kosovës, raporton Gazeta10.
Kandiq ka thënë se KFOR-i duhet urgjentisht t’i largojë barrikadat nga veriu i Kosovës.
“KFOR-i të largojë urgjentisht barrikadat nga veriu i Kosovës”, ka shkruar Kandiq në Tëitter.
Kujtojmë se në veriun e Kosovës vazhdojnë të jenë të bllokuara disa rrugë meqë serbët lokal atje kanë vendosur barrikada.
Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10
