
Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 10:00 në lagjen Tophane në Prishtinë.
Cak i kësaj grabitje ka qenë një këmbimore e kriptovalutave.
Gazeta10 merr vesh se bëhet fjalë për dy plaçkitës të armatosur me armë të gjata dhe veshur me të zeza dhe helmeta në kokë.
Pronari i biznesit ka thënë për media s e se shuma e parave të vjedhura është rreth 50 mijë euro.
Sipas tij dy persona janë futur me kallashnikovë duke kërcënuar punëtorët që ishin në vendin e punës të cilëve iu kanë marrë këtë shumë të konsiderueshme të parave.
Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka thënë Flora Ahmeti, për gazeta10.
Sipas saj, policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit. /Gazeta10/