Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kapelani i FSK-së, Agim Gashi pjesë e Konferencës Ushtarake Ndërkombëtare të 143 Shefave të Kapelanëve

Gazeta10
02 February 2025 - 16:34

Kapelani i FSK-së, OR9 Agim Gashi, ka marrë pjesë në Konferencën Ushtarake Ndërkombëtare të Shefave të Kapelanëve, e cila është mbajtur në Bruksel, Belgjikë.

Kjo konferencë mblodhi së bashku mbi 147 pjesëmarrës nga 43 shtete të ndryshme të botës, duke ofruar një platformë të rëndësishme për diskutimin e çështjeve të kapelanisë ushtarake, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.

Pjesëmarrja e Kapelanit të FSK-së në këtë konferencë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në angazhimin dhe përfaqësimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivelet ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.