Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kastrati fton subjeket politike dhe kategoritë tjera, të bashkohen në protestën kundër vizitës së Trendafiloves

Gazeta10
19 September 2022 - 23:33

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, njëherit anëtar i kryesisë së Partisë Socialdemokrate ka ftuar subjketet politike, organizatat joqeveritarel, tifozët dhe të gjitha kategoritë tjera që ‘ti bashkohen protestët së PSD-së të organizuar kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Kastrati ka thënë se protesta do të mbahet të mërkurën më 21 shtator në orën 10:00.

“Bëjë thirrje krejt partive politike, tifozëve, organizatave e të gjitha kategorive, i ftojë të dalin në protestë. Ndryshimi i parë është që duhet të gjykohen edhe krimet serbe. Le të gjykohën edhe serbët, sepse ne i dimë. Le të gjykohet secili krimë që ka ndodhur. UÇK-ja ka qenë një organizatë që qytetarët iu kanë bashku, e s’kanë qenë mercenary siç pretendon ministrii  Financave. Le ta kontrolloj Gjykata në Strasburg nëse ish-krerëve të UÇK-së po i shkelen të drejtat.    “, tha Kastrati në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.