Lajme

Kastrati: Njerëzia nuk po thonë më po flet kot, por po flet si Besnik Bislimi

Gazeta10
14 Tetor 2022 - 20:50

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në Evropë.

Kastrati, me anë të një reagimi në ‘Facebook’, ka ironizuar me këtë deklaratë, duke ftuar qytetarët të shikojnë të ardhurat e zëvendëskryeministrit për udhëtime jashtë vendit.

“Miq, tash nuk po thojnë njerëzia në muhabete ditore të zakonshme : “ po flet kot” por “ po flet si Besnik Bislimi”. Paramendo, vendi me rritjen ma të madhe ekonomike në Evropë. Kjo është arsyeja pse suedezët e zviceranët po investojnë në Kosovë e ne po ikim në Evropë”, shkruan ai.

“Na kënaqen pionerët e Fadil Hoxhës e Sinan Hasanit”, përmbyll postimin Kastrati.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.