
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili në një fjalim ishte shprehur se i kishin mbyllur “vrimat” ku po rridhnin paratë e buxhetit të shtetit.
Kastrati në një postim në “Facebook” ka kritikuar kryeministrin se po “banalizon” dhe po e vazhdon “mashtimin”.
Ai me tutje thotë se derisa Kryeministri flet për vrima ai po dërgon vëmendjen në veri për tu mos u marrë me vrimat e tij. “Ky e ka nis fushatën zgjedhore sepse po banalizon për me vazhdu mashtrimin me ata që vet ky i ka quajtur ” analfabetët funksional”. Po flet për “vrima” e pastaj e dërgon Sveçlën me pi limonadë ose Albulena Haxhiun për sfilatë në Veri që mos me u merr trushpërlarët me VRIMAT e tij por me shtrirjen e sovranitetit (përmes katërfishimit të trupave të KFOR-it)”, shkruan Kastrati.
Deputeti Kastrati ia numroi siq i quajti ai “vrimat” e qeverisë aktuale, duke thënë “rrjedh në të gjitha anët si shoshë.”. “-deputeti i tij Halil Thaçi posa ja hapi edhe një vrimë për rrjedhje me tokat në Shipitullë; -Vrima e madhe SANKSIONE 500 milionë; -Hajrullah Çeku vrimë për rrjedhje vetës; -Vrima në Rezervat shtetërore me rrjedhje milionëshe; -Super rrjedhjet me 240 milion euro nga vrimat me kontratat – njëburimore; -Milionat Martini; -Milionat në KEK; – Disa në hetime nga kabineti qeveritar për shkak që ju kanë rrjedh vrimat kogja shumë; Pra, nëse flasim për vrima, këtij po ja rrjedh në të gjitha anët si shoshë.”, shton Kastrati.