Gazeta10

KEDS publikon hartën e reduktimeve në tërë Kosovën

KEDS ka publikuar hartën e reduktimeve me energji elektrike në komunat e Kosovës, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e tyre KEDS thotë se kufizimet janë planifikuar meqë s’mund të përballohen çmimet e importit.

Në bazë të këtyre kufizimeve do të ketë ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin për dy orë në ditë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Njoftohu për kufizimet e planifikuara në hartë

Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë për shkak të pamundësisë për t’i mbuluar çmimet e importit, kufizimet e planifikuara me energji elektrike kanë filluar për të gjithë konsumatorët.

Këto kufizime sipas planit të dërguar nga KOSTT, do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës.

Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton.

Vizito: https://outage.keds-energy.com/”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë