Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këshilltari i Bislimit flet për Gazetën10, konfirmon se janë duke u kthyer në Kosovë

Gazeta10
27 October 2022 - 17:12

Këshilltari i Zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, Klisman Kadiu në një prononcim për Gazeta10, ka konfirmuar se ai bashkë me Bislimin, janë duke u kthyer në Kosovë.

“Po, mund t’i konfirmoj raportimet. Ne aktualisht jemi duke u kthyer për në Kosovë, por më detajisht do të flasim në një prononcim për medie, kur të ndalemi në kufi, besoj që për 1 orë do jemi atje”, ka thënë shkurt Kadiu për Gazeta10.

Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë ditës së sotme është ndaluar të hyjë në Beograd, pasi iu ishte thënë nga policia serbe, se shkuarja e tij është kërcënim sigurie./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.