Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KFOR për hapjen e Urës së Ibrit: Çdo vendim duhet të merret nëpërmjet dialogut dhe koordinimit me komunitetin ndërkombëtar

Gazeta10
10 September 2024 - 23:43

Kryeministri Albin Kurti sot gjatë një vizite në veri ka thënë se kanë kryer të gjitha procedurat për hapjen e urës, ndërsa tani po presin QUINT-in dhe KFOR-in.

Por, missioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një komunikate për media ka thënë se hapja e Urës së Ibrit duhet të ndodhë vetëm përmes dialogut dhe në koordinim me ndërkombëtarët.

Tutje, missioni i NATO-s ka paralajmëruar se vendimi për hapjen e urës qendrore në Mitrovicë duhet të merret në dialog.

”Për çështjen e hapjes së mundshme të urës së lumit Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me komunitetin ndërkombëtar“, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të KFOR-it.

Sipas deklaratës, KFOR-i do të vazhdojë të ketë prezencë të përhershme urë dhe të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth ndërsa ka njoftuar për aktivitetet që pati së fundmi mbi urë.

Hapja e Urës së Ibrit është paralajmëruar tash e disa muaj nga Qeveria e Kosovës. Ndërkombëtarët e kanë kundërshtuar idenë, duke thënë se çështja e saj duhet të zgjidhet në dialog. Aktualisht, ura është e hapur vetëm për kalimin e këmbësorëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.