
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti të mbrëmshëm, në rrugën ” Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.
Për të mësuar gjendjen e të lënduarve, Gazeta10 ka kontaktuar zëdhënësin e QKUK-së, Shpend Fazliun i cili ka thënë se të lënduarit pas ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi.
“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente, si pasojë e aksidentit. Pas ndihmës mjekësore dhe ekzaminimeve të nevojshme, janë liruar për në shtëpi.”, ka thënë Fazliu.
Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 00:20 në rrugën ” Fehmi Lladrovci”.Gazeta10