Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Kjo legjislaturë e ka vështirësuar misionin”, Demhasaj: Do të jap kontribut në fushën e legjislacionit

Gazeta10
23 December 2024 - 22:58

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj ka thënë se puna e tij në shoqërinë civile ka qenë mision për të mirën e qytetarëve.

Ndërkaq përfshirjen e tij në politikën, Demhasaj e sheh më shumë si profesion sesa mision.

“Ma shumë kam vërejt një entuziazëm nga bashkëpartiakët që e kanë prit me entuziazëm angazhimin tim në politikë, për shkak se politikën unë nuk e shoh si profesion, por si mision”, ka thënë Demhasaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Demhasaj ka thënë se vendimi për të qenë deputet ka ardhur që ai të bëhet zë për fushën  e legjislacionit anti-korrupsion dhe të japë kontribut për hartimin e ligjeve.

Për më tepër, Demhasaj ka theksuar se puna e shoqërisë civile është vështirësuar në legjislaturën aktuale.

“Në këtë legjislacion, ky mision është vështirësu. Në këtë legjislaturë një njëfarë mënyre gjithçka është blloku, të gjitha dyert janë mbyll domethënë mendimi kundër nuk është vlerësu, nuk është respektu. Ti ke mujt me shku me një komision, ke mujt me dhanë një mendim, por mendimi nuk është vlerësu për shkak se politika e ka blloku qysh ka dashtë vetë”, ka thënë Dehmhasaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.