Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Klubi i Bizneseve të Kosovës vazhdon takimet në Washington për rritjen ekonomike

Gazeta10
12 June 2024 - 19:53

Klubi i Biznesit thotë se pati një takim produktiv me Departamentin e Tregtisë së SHBA-së në Washington DC.

Diskutimet thonë se u përqendruan në forcimin e lidhjeve ekonomike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, eksplorimin e rrugëve të reja per nxitjen e partneriteteve që mund të nxisin rritjen dhe inovacionin në të dyja rajonet.

Pikat kryesore nga takimi:

Strategjitë për të përmirësuar marrëdhëniet tregtare bilaterale.

Mundësitë për bizneset e Kosovës në tregun e SHBA-së dhe anasjelltas

Iniciativa bashkëpunuese për të nxitur investimet dhe zhvillimin ekonomik.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm përpara në misionin e Klubit të Bizneseve për të promovuar potencialin e biznesit të Kosovës në një skenë globale.

“Jemi optimistë për të ardhmen dhe mezi presim mundësitë e mrekullueshme që na presin përpara!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.