
Hulumtuesi për drejtësi në IKD, Melos Kolshi ka komentuar vendimin e marrë gjatë ditës së sotme në rastin e 53 milionshin për dënimin me 3 vite e 8 muaj burg për Pal Lekajn.
Sipas tij, ky dënim është jo i kënaqshëm sepse nuk është dënuar me denim maksimal, raporton Gazeta10.
“Në këtë rast ne e vlersojmë se dënimi është jo i kënaqshëm, pse nuk është dënuar me denim maksimal, tash shtrohet pyetja tjetër, sa duhet të keqpërdoren nëse për 53 milionë dënohen me 3 vite e 8 muaj burg atëherë sa duhet me u keqpërdor për me u denu më pesë vite burg”, tha ai në Raport me Naim Sadikun./Gazeta10