
Kompania “Pastrimi” ka njoftuar se ma rinisur grumbullimin dhe largimin e mbeturinave në teren, pas bojkotit që u bë sot, raporton Gazeta10.
Kompania ka njoftuar poashtu se do të vazhdojë kryerjen e shërbimeve sipas planit dhe orarit të rregullt.
“Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se ekipet kanë dal në teren për të vazhduar me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave. Po ashtu njoftojmë qe kryerja e shërbimit të mbeturinave do të vazhdojë sipas planit dhe orarit të rregullt opetativ.”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta10