Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Gjilanit merr vendim për ndalimin e fishekzjarreve në hapsirat publike

Gazeta10
17 December 2024 - 17:00

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në prag të festave të fundvitit.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të kësaj komune, “ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe”.

Kjo ndalesë do të jetë në fuqi nga 20 dhjetor 2024 deri më 03 janar 2025.

Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro.

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Inspeksionit dhe Policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.