
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e ambasadorëve ka thënë se politika e jashtme e Kosovës duhet çdo herë të jetë në interes të shtetit, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se konferenca të tilla shërbejnë për të pasur një diskutim të hapur për pozicionin e Kosovës në sferën gjeopolitike.
“Konferenca të tilla vjetore të ambasadorëve shërbejnë për të pasur diskutim të hapur për politkën tonë të jashtme si dhe për mjedisin rajonal, kontitental dhe global në të cilën gjendemi ne si shtet, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet politika jonë e jashtme dhe shërbimi jonë i jashtëm si dhe për të përçuar tek ju mesazhet lidhur me temat kyqe të politikës së jashtme”, ka thënë Osmani.
Tutje, Osmani ka thënë se synimet e politikës së jashtme janë ndërtimi i aleancave të reja si dhe thellimi i atyre aktuale.
“Politika jonë e jashtme duhet çdo herë të jetë në interes të shtetit, në interes të qytetarëve të saj, dhe bazuar në vlerat euroatlatnike dhe, ndërtimin e partneriteteve me shtetet në kontinentet e ndryshme, në thellimin e aleancave me partnerët tanë tradicional, strategjik”, ka thënë më tej Osmani. / Gazeta10