
Japonia u trondit nga një tërmet me magnitudë 7.5 ballë të hënën, i cili la të paktën katër persona të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur rëndë, sipas zyrtarëve.
Tërmeti goditi në orën 16:10 me orën lokale në thellësi prej 10 kilometrash në gadishullin Noto të prefekturës Ishikaëa, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara dhe shembi ndërtesa, shkaktoi zjarre.
Pas tërmetit, autoritetet lëshuan paralajmërime për cunami për banorët e Japonisë perëndimore.
Paralajmërimet për cunami lëshohen kur valët priten të jenë deri në 3 metra, ndërsa valë cunami prej rreth 1.2 metrash u raportuan në Ëajima City, tha transmetuesi publik japonez NHK.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, të paktën 31 pasgoditje më të vogla u raportuan pranë rajonit ku goditi tërmeti. Agjencia tha se pasgoditjet mund të vazhdojnë në muajt në vijim.
Të paktën 1,400 pasagjerë janë bllokuar brenda trenave me shpejtësi të lartë më shumë se 10 orë pasi tërmeti tronditi rajonin, raportoi transmetuesi publik japonez NHK.
Tërmeti të hënën shkatërroi autostradat në Japoninë perëndimore, shembi ndërtesa, shkaktoi zjarre dhe ndërpreu komunikimet.