
Në “Politiko” të Kanal10 publicisti Pal Shtufi komentoi zhvillimet e fundit lidhur me konfliktin mes Iran, Izrael dhe SHBA.
Ai u shpreh se është i bindur që fuqitë e mëdha dhe aleatët e tyre po veprojnë me kujdes në këtë situatë të tensionuar.
“Jam thellësisht i bindur që fuqitë e mëdha, dy të involvuara e të tjera aleate, janë të kujdesshme në çdo veprim që do të bëjnë, dhe ky kujdes u dëshmua sot nga Donald Trump, i cili e zgjati edhe për pesë ditë ultimatum-in, pas disa bisedimeve që i kanë bërë përmes emisarëve të Katar. Ka një përmirësim, po duket, por pavarësisht kësaj mendoj që qëllimet për çka u bë lufta, pa u realizuar nga ana e këtyre që e kanë sulmuar Iranin, nuk besoj se ndalet lufta,” deklaroi Shtufi.