Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kontigjenti shqiptar i KFOR’it në Kosovë kryen stërvitje për menaxhimin e trazirave

Gazeta10
08 September 2024 - 13:44

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë, u angazhua menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme.

Në një postim në Facebook, thuhet se trupat shqiptare janë në gatishmëri.

“Trupat shqiptarë, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë në gatishmëri 24h për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.