Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova e Shqipëria me stërvitje të përbashkëta ushtarake

Gazeta10
24 September 2022 - 10:48

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forcat e Armatosura të Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake, raporton Gazeta10.

Mehaj ka shkruar në Facebook se këto stërvitje janë kryer para dislokimit të tyre në Mbretëri të Bashkuar për stërvitje të tjera të përbashkëta.

“Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe i FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”. Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm!”, ka shkruar Mehaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.