Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova ende pa Polici Gjyqësore

Gazeta10
26 August 2024 - 23:49

Ndonëse ishte paraparë me Kodin e Procedurës Penale në vitin 2004, Kosovës ende i mungon Policia Gjyqësore. 

Njohës të fushësvlerësojnë se Policia Gjyqësore duhet të formohet sa më parë në mënyrë që të ketë efikasitet më të madh në marrjen e vendimeve nga sistemi gjyqësor.

Detyrat që do duhej t’i kryente kjo njësi janë: ekzekutimi i urdhrave të Gjykatave, kryerja e hetimeve të detajuara mbi rastet penale, sigurimi i rendit gjatë seancave dhe transportimi e ruajtja e të akuzuarve dhe dënuarve.

Nënkoloneli në pension i Policisë së Kosovës, Refki Morina, thotë se është i mirëseardhur formimi i kësaj njësie, për shkak se do të kishte efikasitet më të madh të Gjykatave.

“Kjo bëhet merren njerëzit më profesionalë nga njësiti i hetimeve edhe rajonale dhe të stacioneve, njerëz që kanë përvojë që e njohin më mirë legjislaturën penale, ligjin, dispozitat juridike, hetimet e të gjitha dmth kanë njerëz me një përvojë më të lartë juridike, policore etj., në mënyrë që lëndët të jenë sa më të kompletuara për rastet e caktuara kur procedohen nga Prokuroria në Gjyqësi”, tha Refki Morina.

Kurse, ish-drejtori i Hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës, thotë se tashmë këtë funksion e kryejnë hetuesit policorë që janë profesionalë në punën e tyre.

“Meqenëse nuk ekziston ende si trup mirëpo i planifikuar që të themelohet unë konsideroj se jashtëzakonisht i domosdoshëm dhe është kohë e fundit që të formohet një njësi e tillë e cila kish me i ndihmu në objektivitetin e një procesi gjyqësor i cili është që nga fillimi që janë të rëndësishëm kjo një si apo ky trup i specializuar që duhet të jetë për hetimin e veprave penale, dhe ndërmarrjen e shumë veprimeve tjera hetimore”, tha ish-drejtori i Hetimeve në IPK, Jetullah Aliu.

Sipas tij, një ndër arsyet që ende nuk është krijuar kjo, mund të jetë për arsyen që mund të ketë kosto financiare./Tëvë1


Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.