Gazeta10

Kosova kushtëzohet sërish, 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit për anëtarësim në KiE

Tani kur Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës duket që rruga po bëhet më e vështirë për shkak të zbatimit të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për 24 hektarët që po kërkon Manastiri i Deçanit.

Tash e disa vite, bashkësia ndërkombëtare u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta zbatojnë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ta lejojnë Manastirin që ta regjistrojë tokën në kadastër.

Historianët dhe autoritetet lokale në Deçan kanë mbajtur disa herë protesta kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konfirmoi se Manastiri i Deçanit është pronar i 24 hektarëve tokë dhe pyll. Ata konsiderojnë se prona u takon kompanive shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”, se ajo nuk ka qenë asnjëherë e Manastirit dhe se Gjykata Kushtetuese e legalizoi vendimin e Sllobodan Millosheviqit nga viti 1997, kur vendosi t’ia dhurojë pronën Manastirit. Njëkohësisht, Kisha Ortodokse Serbe ka shfaqur shpresën se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të respektohet, raporton Gazeta10.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës tash e ka radhën të trajtojë dosjen e Kosovës për anëtarësim në organizatë pas vendimit të Komitetit Ministror që t’ia përcjellë asaj kërkesën. Javën e ardhshme pritet që të ecet përpara proceduralisht me këtë çështje.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili është pjesë e delegacionit të deputetëve kosovarë në Këshillin e Europës, ka bërë të ditur për Gazetën Express se javën e ardhshme pritet të caktohen dy juristë që ngarkohen të bëjnë një raport vlerësimi për Kosovën.

“Gjatë javës së ardhshme në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të KiE, presidenti i Asamblesë Parlamentare pritet të propozojë dhe të caktohen dy juristë eminentë të cilët do të bëjnë një raport vlerësimi. Po ashtu, së shpejti pritet caktimi i një raportuesi nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci, me ç’rast do e bëjë raportin gjithëpërfshirës për rastin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KiE”, ka thënë Gashi.

Këto raporte bëhen për të vlerësuar përshtatshmërinë e sistemit ligjor të Kosovës me parimet thelbësore të Këshillit të Europës.

Por, për anëtarësimin në këtë organizatë shtetet e fuqishme kanë vendosur edhe disa “pengesa”.

Së fundi, shtetet e QUINT përmes një deklarate i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës që të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit. Dhe për këtë thanë se është kusht për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

“Sundimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejmë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Vonesa e mëtejme është vetëm pengesë për këtë përparim”, tha QUINT në deklaratë.

Pas kësaj deklarate, të martën rreth 30 diplomatë të akredituar në Kosovë, përfshirë ata të QUINT’it  shkuan për vizitë në Manastirin e Deçanit. Disa prej tyre e thanë haptas se vizita lidhet me kërkesën që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që 24 hektarët t’i regjistrohen Manastirit të Decanit. Kështu u interpretua edhe në një deklaratë të drejtueseve të Manastirit.

Sidoqoftë, për këtë kusht dhe nëse edhe miratimi i Kodit Civil do të bëhet kushti i radhës për progresin e Kosovës në KiE shkak të neneve që flasin për bashkëjetesë së personave të gjinisë së njëjtë , nuk janë në dijeni deputetët kosovarë që janë pjesë e delegacionit në këtë organizatë.

“Nuk jam në dijeni të vendosjes së këtyre kushteve, ajo çka di është se procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE ka filluar”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij