
ërfaqësuesja e Kosovës në xhudo do të marrë pjesë në Kupën Botërore që zhvillohet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të përfaqësohet nga dy garues, Dardan Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë dhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë.
Garuesit kosovarë kanë udhëtuar drejt Sarajevës së bashku me trajnerin Fatos Tabaku.
“Në këtë garë marrin pjesë 307 garues/e, 2191 meshkuj dhe 116 femra nga 6 kontinente, 35 shtete.
Dardani do të ndeshet ditën e shtunë, kurse Shpati, ditën e dielë”, thotë Federata e Xhudos.