Lajme

Kosovës i premtohet vazhdimi i mbështetjes nga Britania e Madhe

Gazeta10
25 Shtator 2024 - 16:52

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Bëhet e ditur se Konjufca e njoftoi Hargreavesin për çështjet e aktualitetit, duke theksuar se Kosova është e interesuar që ta ketë vazhdimisht përkrah një aleat, siç tha ai, të pazëvendësueshëm si Britania.

“Mbështetja e Britanisë së Madhe për Kosovën është e hershme dhe tepër e rëndësishme, prandaj dhe kryetari Konjufca shprehu mirënjohjen ndaj këtij kontributi të Britanisë së Madhe, duke kërkuar që të vijohet sa më intensivisht tradita e bashkëpunimit të ngushtë”.

“Ambasadori Jonathan Hargreaves e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, e njëkohësisht theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe në drejtim të Kosovës do të vazhdojë”, thuhet në njoftim.
Tutje, Hargreaves shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës për të avancuar në çdo drejtim raportet mes të dyja vendeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.