Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

KQZ-ja i pranon dorëheqjet e katër zyrtarëve të komisioneve zgjedhore në veri

Gazeta10
09 November 2022 - 12:15

Komisioni Qendror Zgjedhor sot, ka pranuar njoftimin për dorëheqje të katër zyrtarëve komunalë të zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Lajmin për medie e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, transmeton Gazeta10.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar njoftimin për dorëheqje të 4 zyrtarëve komunal të zgjedhjeve në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. KQZ-ja do ta trajtojë këtë çështje dhe do t’iu mbajmë të informuar”, tha ai.

Kujtojmë se Gazeta 10 më herët, ekskluzivisht publikoi letrën e dorëheqjeve të këtyre zyrtarëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.