Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi në Viti për zgjedhjet rinore të PDK-së, Eliza Hoxha kryetare e re

Gazeta10
17 December 2022 - 20:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se PDK ka mbajtur zgjedhjet rinore në Viti, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka njoftuar se Eliza Hoxha është zgjedhur kryetare e re.

Më tej, Krasniqi ka thënë se PDK është parti e të gjithë atyre që dëshirojnë t’i realizojnë ëndrrat e tyre.

Krasniqi ka thënë se sot është festuar edhe 23 vjetori i themelimit të degës së PDK-së atje.

Këtu keni postimin e plotë:

“Një ditë të gjatë dhe produktive e përmbyllëm në Viti, ku shumë të rinj entuziastë në këtë komunë na u bashkuan në një proces zgjedhor fer e demokratik.

Kryetares së sapozgjedhur të Rinisë Demokratike në Viti, Eliza Hoxha dhe të gjithë aktivistëve të palodhshëm të PDK-së u uroj punë të mbarë dhe suksese në shpërfaqjen e ideve dhe vizionit të tyre për lagjen, komunitetin dhe qytetin e tyre.

PDK është shtëpia e të gjithë atyre që duan ta realizojnë potencialin e tyre për Kosovën e ëndrrave të secilit prej nesh. Energjia e rinisë është garanca e kësaj premise.

Në fund të këtij procesi, në Viti shënuam edhe 23 vjetorin e themelimit të degës të PDK-së atje. Faleminderit të gjithëve për përkushtimin dhe besimin!

#TiKiZa”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.