
Probleme të shumta vazhdojnë të raportohen në emisionin “Adresa e Ankesave” në Kanal10.
Së fundi, disa banorë në Runik të Skënderajit janë ankuar për kushtet jo të mira në rrugën e vetme të pa paasfaltuar, raporton Gazeta10.
Në linjë direkte, gazetarja e Kanal10 Arianita Hoti bëri të ditur se përmes kësaj rruge vizitorë të ndryshëm shkojnë tek monumenti historik, një kullë që gjendet në këtë fshat.
E një banor, ankues për gjendjen aktuale tha se gjendja e kësaj rruge i ka shkaktuar dëme të shumta.
“Eshtë konsevru, e kjo është dasht me u rinovu. E kanë lënë kështu si edhe po e sheh kameramani, të gjitha i kanë shtru e këtë e kanë lënë kështu. Ka mbet ashtu. Disa herë e kam dëmtu veturën, e nënën 90 vjet më duhet zhag nga karroca në veturë me e qit. Askush nuk interesohet për këtë punë. Jam në rrezik kur të dal, e duhet me kqyr fort”, tha ai.