
Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel i cili ka shkuar në Tiranë në një vizitë zyrtarë, shkruan Euronews.al, transmeton Gazeta10.
Duke folur për rajonin, Bettel tha se e di që Kosova dhe Serbia po dialogojnë dhe nënvizoi nevojën e progresit në këtë proces.
Sipas tij, Ballkani Perëndimor ka qenë “një fuqi baruti” për Evropën dhe se tani duhet të bëhet gjithçka që shmangen konfliktet dhe tensionet shtesë.
“Ballkani Perëndimor ka qenë ‘një fuqi baruti’ për kontinentin tonë dhe duhet të bëjmë gjithçka që ta shmangim. Qoftë ‘Open Ballkan’, qoftë të flasim me njëri-tjetrin. Unë e di se Kosova dhe Serbia po diskutojnë dhe sot është e rëndësishëm të bëjmë përpara dhe nuk duhet t’ia lejojmë vetës konflikte dhe tensione shtesë”, tha kryeministri i Luksemburgut.
Kryeministri Rama vlerësoi rolin dhe angazhimin e Luksemburgut për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE dhe për të nxitur bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor./Gazeta10.