
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se po qëndron në Hagë, për të përcjellë nga afër fillimin e procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes fotografisë së postuar në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se bashkë me të janë edhe Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri.
Ai është shprehur se ndihet krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, raporton Gazeta10.
“Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë. Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, ka thënë Krasniqi./Gazeta10