Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kundërshtohet shkallëzimi i vendimit për targat (VIDEO)

Gazeta10
29 October 2022 - 19:36

Raporti: Viola Korça

I gabuar po vlerësohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkallëzimin e sanksioneve ndaj qytetarëve serb të cilët nuk kanë konvertuar targat ilegale në ato RKS. Ata thonë se Kosova është paraqitur si shtet joserioz me ndryshimin e qëndrimit të qeverisë. Sipas tyre, as me vendimin e ri, qeveria nuk ka ofruar zgjidhje për targat.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkallëzimin e sanksioneve ndaj qytetarëve serb të cilët nuk kanë konvertuar targat ilegale në ato RKS, po vlerësohet si zgjidhje e gabuar nga njohës të çështjeve politike.

Ata kanë vlerësuar se me vendime të tilla, ekzekutivi po e paraqet vendin si shtet joserioz, e nuk po kontribuon në ruajtjen e marrëdhënieve të mira me ndërkombëtarët.

Sipas profesorit, Nexhmedin Spahiu, me marrjen e këtij vendimi, qeveria përsëri nuk ka ofruar zgjidhje për targat.

Ndërsa, analisti politik Albinot Maloku, ka thënë se qeveria është dashur të jetë e kujdesshmë në mënyrë që mos ta tregonte veten të pafuqishme me modifikimin e vendimit për targat.

Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një njoftimi të publikuar gjatë ditës së djeshme, ka bërë të ditur se janë të zhgënjyer me vendimin e qeverisë, derisa kanë kërkuar që ekzekutivi të zgjasë periudhën e zbatimit të regjimit të ri të targave.

Po ashtu, reagime ka pasur edhe nga Lista Serbe, nga e cila kanë thënë se do të rezistojnë ashpër nëse fillohet me zbatimin e gjobave. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.