Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti me Shoqatën e të Burgosurve Politikë synojnë dokumentin e krimeve nga regjimi kriminal i Serbisë

Gazeta10
20 February 2024 - 22:52

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, ku thuhet të jetë theksuar rëndësia e dokumentimit në shërbim të memories kolektive si dhe të drejtësisë për shtypjen politike dhe dhunën e përdorur mbi aktivistët politikë shqiptarë dhe intelektualët e angazhuar për të drejta politike, për vetëvendosje, për çlirim dhe për Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të ZKM-së, thuhet se në takim u bisedua “për mundësitë e dokumentimit për të dëshmuar të vërtetën mbi torturat fizike dhe trysnitë psikike nga regjimi kriminal i Serbisë mbi mijëra të burgosur shqiptarë”.

“Duke veçuar masakrën mbi të burgosurit politikë në burgun e Dubravës, u tha se ndonëse të burgosurit e mbijetuar e kanë rrëfyer historinë e masakrës bashkë me emrat e atyre që kryen këtë krim lufte, kryesit ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë, përkundër dëshmive dhe dëshmitarëve”, u tha në njoftimin e ZKM-së.

Në takimin e përbashkët me kryetarin e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefki Sadiku dhe përfaqësuesit Meriman Braha, Hydajet Hyseni, Xhemajl Pllana dhe Xhevat Bislimi, thuhet se u bisedua edhe për format e mundshme të mbështetjes për ShBPK-së dhe fuqizimin e saj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.