Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti nga Vjena: Duhet më shumë presion mbi Beogradin për nënshkrimin e marrëveshjes

Gazeta10
13 November 2023 - 15:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës në Austri, në kuadër të panelit “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, ka thënë se më 27 shkurt në Bruksel është arritur marrëveshja bazike për njohjen de-facto mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti potencoi se Kosova ka shtuar edhe Aneksin e zbatimit në Ohër, porse Serbia kishte refuzuar ta nënshkruante duke thënë se marrëveshjen e pranon në koncept, por jo edhe në përmbajtje.

“Kemi pasur sulme kundër ushtarëve të KFOR-it, policëve tanë dhe gazetarëve, pastaj rrëmbimi i policëve dhe në fund vrasja e policit kosovarë në Banjskë nga sulmi terrorist. Eskalimi ka ndodhur se përkundër marrëveshjeve gojore nuk ishte nënshkruar asgjë madje as në margjinat e këshillit të Evropës”, ka thënë ai.

Kurti mes tjerash tha Procesi i Berlinit është rruga përpara.

“Ne kemi nënshkruar katër Marrëveshje në vitin e kaluar, në kuadër të Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit është rruga parapara për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për integrim’, tha ai.

Kryeministri Kurti, tha se për këtë kohë sa është në qeverisjes ka shtuar buxhetin me një miliard euro. Ai ka folur edhe për rritjen ekonomike të Kosovës që është arritur gjatë qeverisjes së tij. Shefi i ekzekutivit nuk është vend i madh, por ka pasur progres të madh demokratik dhe kjo është vlerësuar nga organizata ndërkombëtare. Kurti bëri me dije se ka pasur arritje edhe në fusha të tjera.

“Për vitin 2024 ne kemi rritur buxhetin posaçërisht, arsim, për kujdes shëndetësor, bujqësi dhe mbrojte”, tha Kurti në kuadër të pjesëmarrjes në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, ku ka marrë pjesë në panelit të diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”.

Ai ka thënë se duhet më shumë presion mbi Beogradin për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën janë pajtuar.

“Serbia është fqinji më i madh për çka përbën edhe rrezik sigurie”, u shpreh Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.