
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar mbrëmë për në Francë, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes që organizohet në kryeqytetin francez, Paris.
Me ftesë të presidentit të këtij shteti, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e forumit, të enjten në mbrëmje Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.
Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.
Përfaqësues politike të rreth 80 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare do të takohen në Paris më vonë sot për të diskutuar mënyrat për të ofruar ndihma humanitare për njerëzit në Gaza.