Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takohet me ambasadorin Rohde, diskutojnë zhvillimet e fundit në vend

Gazeta10
29 Nëntor 2023 - 12:26

Takimin e parë të ditës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Ata folën  për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti pranoi nga ambasadori gjerman Rohde një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” nga autorët Enrico Seewald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve.

Krahas falënderimit për librin, kryeministri e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.