Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takohet me Distria Krasniqin: E bëri historinë, faleminderit për shërbimin që po i bën shtetit tonë

Gazeta10
28 July 2024 - 23:35

Kryeministri Albin Kurti, është takuar me xhudisten Distria Krasniqi, pasi ajo fitoi medaljen e Argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Kurti tha se Distria e bëri historinë, ku u bë medaljiste e dyfishtë olimpike.

Postimi i Kurtit:

Kosova fitoi medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Shkëlqimin e argjendtë na e solli xhudistja jonë shembullore, Distria Krasniqi.

Ne e dëshmuam historinë. Ajo e bëri historinë. Medaljiste e dyfishtë olimpike. Kjo është Distria e jonë.

Në Tokio 2020 e mori të artën në kategorinë deri në 46 Kg, kurse tash në Paris 2024 të argjendtën në kategorinë deri në 52 Kg. Ajo ka një qëndrim dhe vështrim prej shqiponje të Bjeshkëve të Rugovës. Gjatë ndeshjes Distria është aq e fuqishme, e shpejtë dhe e përqëndruar saqë duket sikur ose kjo ose kundërshtarja e kanë gabuar kategorinë.

Faleminderit për shërbimin që po i bën shtetit tonë e për gëzimin dhe krenarinë që na e jep.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.