Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takohet me Shefin e EULEX-it, Lars Gunn, raporti i World Justice, temë kryesore e takimit

Gazeta10
27 October 2022 - 22:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim Shefin e EULEX-it, z. Lars Gunnar Wigemark.

Temë kryesore e këtij takimi ishte raporti i World Justice Project (Projekti i Drejtësisë Botërore ,) që renditë Kosovën, si të parën në rajon për nga sundimi i ligjit, dhe në vendin e dytë në botë si shteti me përmirësimin më të madh në këtë fushë.

“Në këtë takim, kryeministri Kurti theksoi avancimin e vazhdueshëm në vendin tonë të indikatorëve demokratikë, si dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në reformën në drejtësi, si dhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit.​”, bëhet e ditur në njoftimin për medie./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.