Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takon Muratin, Maqedoncin dhe Jasharin në “Ballkonin e Hapur”

Gazeta10
04 September 2024 - 12:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka takuar sot Ministrin e Financave, Hekuran Muratin, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.

Kurti ke treguar se takimi ka ndodhur në “Ballkonin e Hapur” të Qeverisë së Kosovës.

I pari i ekzekutivit ka njoftuar se në takim është folur për zhvillimin dhe fuqizimin e ushtrisë.

“Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.