
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Samiti do të mbahet të enjten më 16 maj në Kotor ku do të diskutohet Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që do të mbahet të enjten, më 16 maj në Kotor (Hotel Hyatt Blue Bay), gjatë të cilit liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Pjesëmarrës në këtë takim do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, komisioneri europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Jim O’Brien.