Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti u takua me Ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky – diskutuan për rritjen e bashkëpunimit

Gazeta10
29 September 2022 - 18:19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot priti Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.

Kurti shprehu mirënjohjen për përkrahjen e Çekisë dhënë për shtetin dhe popullin e Kosovës, transmeton Gazeta10.

Në takim u bisedua për rëndësinë e integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në nëntor.

Lidhur me invazionin dhe agresionin ushtarak rus në Ukrainë, ministri Lipavsky u shprehë mirënjohës për bashkërendimin e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe pozicionimin e qartë të vendit tonë. Ai e falënderoi Kryeministrin Kurti për qëndrimin e vendosur në përputhje me qëndrimet e BE-së. Po ashtu ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian kundër luftës hibride.

Kryeministri Kurti dhe Ministri Lipavsky u pajtuan për rritje të bashkëpunimit në ekonomi, shkëmbime tregtare, kulturë, siguri si dhe teknologji të informacionit dhe komunikimit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.